Ndërlidhjet

logo-print
Pas thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, bashkësisë fetare islame dhe partive politike për të shmangur dhunën dhe incidentet, protesta e së premtes e të rinjve shqiptarë nuk pati jehonë të madhe.

Madje, ata nuk arritën as para qeverisë ku ishin nisur si pasojë e kordonëve të policisë.

Disa qindra të rinj shqiptarë nga Çairi i Shkupit, të organizuar përmes rrjeteve sociale, është nisur për të protestuar para Qeverisë. Megjithatë, me të arritur tek “Ura” protestuesit, kryesisht të moshës nën 16 vjeç, janë ndaluar nga policia, gjë që ka ndikuar të shpartallohet grupi i protestuesve që ishte në numër shumë më i vogël krahasuar me javën e kaluar

Protestuesit theksuan se ishin tubuar për të shprehur revoltën për shkak të dhunës së huliganëve maqedonas ndaj të rinjve shqiptarë dhe mosndëshkimit të tyre nga ana e organeve të rendit.

“Ne kemi dalë në protestë për të shprehur revoltën kundër huliganizmit maqedonas ndaj shqiptarëve dhe mungesën e reagimit të organeve policore për zbardhjen e incidenteve dhe rrahjen e shqiptarëve nëpër Shkup”, tha një protestues.

“Nuk jemi për të bërë incidente, aq më pak për të thyer ndonjë projekt”, u shpreh protestuesi tjetër.

“Duhet të bëhet një organizim i mirë dhe jo vetëm të dalin kot të ngarendin nëpër rrugë. Le të vijnë udhëheqësit tanë dhe le të flasin me ne në katër sy çka do të bëjmë, apo vazhdojmë ose jo me protesta, ku do të shkojmë kështu”, tha një protestues.

Derisa protesta është ndjekur nga dhjetëra media ndërkombëtare dhe kryesisht ato rajonale.

Do theksuar se protesta nuk pati jehonë të madhe pa thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare, Bashkësive Fetare Islame të Maqedonisë dhe partive politike për të shmangur dhunën dhe incidentet, me ç’rast së fundmi partitë politike kanë akuzuar njëra-tjetrën kush fshihet pas protestave dhe kush inicion devijimin e tyre.

Nga ana tjetër, Komiteti i Helsinkut, i cili nga afër është duke ndjekur protestat, disa herë ka bërë thirrje që të mos manipulohen të rinjtë për qëllime politike njëherësh duke apeluar tek ish përfaqësuesit e partive politike që të mbajnë llogari në deklarimet e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike.

Uranija Pirovska, drejtuese e këtij institucioni, konsideron se në vazhdimësi gjatë fushatave zgjedhore, janë të pranishme edhe tensionet ndëretnike.

"Është tragjike që aktorët politikë aspak nuk mbajnë llogari dhe pikërisht të rinjtë i përfshijnë në realizimin e qëllimeve të tyre për të përfituar sa më shumë pikë tek elektorati . Fatkeqësisht, në të shumtën e rasteve pa mbajtur përgjegjësi se ata mund të jenë dhe pjesë e dhunës në ato protesta, pra të rinjtë konsiderohen si ‘fitil shpërthyes’ për inicimin e incidenteve ndëretnike”, thekson Pirirovska.

Ajo thkeson se autoritetet shtetërore duhet të investojnë më shumë në arsimimin dhe ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët të të rinjve, duke luftuar stereotipet ndërmjet dy etniteteve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG