Ndërlidhjet

Deklaratë e Obamës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i është drejtuar opinionit me një deklaratë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit.

Në këtë deklaratë, Obama tha se, kjo ditë duhet të shërbejë për të promovuar sa më shumë të drejta për gruan. Ai ka thënë se roli i gruas ka qenë vendimtar në shumë momente historike të njerëzimit.

“Fuqizimi i grave nuk është vetëm gjëja e duhur që duhet bërë. Kur gratë korrin sukses, kombet janë më të mbrojtura, më të sigurta dhe më të begata”, thuhet në këtë komunikatë.

Ai ka përkujtuar se gjatë vitit të kaluar, ka pasur shumë gra dhe vajza që kanë frymëzuar komunitete dhe vende të tëra për t'u ngritur për liri dhe drejtësi dhe është shprehur krenar për përpjekjet e administratës amerikane për të promovuar barazinë gjinore në të gjithë botën.

Numri një i SHBA-ve, ka vlerësuar përpjekjet e shtetit të tij për të promovuar fuqizimin ekonomik të grave dhe pjesëmarrjen politike të tyre, për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur dhunës me bazë gjinore si dhe për të forcuar përkushtimin për të ndihmuar më shumë gra në pjesëmarrjen e tyre për ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve.
XS
SM
MD
LG