Ndërlidhjet

Vatikani ka bërë të ditur se kardinalët katolikë do të nisin mbledhjen e fshehtë për zgjedhjen e papës së ri më 12 mars.

Në deklaratën e lëshuar të premten thuhet se 115 kardinalë do të marrin pjesë në procedurën e elaborimit, e cila supozohet se do të vazhdojë derisa një njeri të marrë dy të tretat e votave të kardinalëve.

Zgjedhja e papës së ri pason dorëheqjen e Benedictit XVI në muajin e kaluar, pas tetë vjetësh në krye të Kishës Katolike.

Nuk ka asnjë favorit të qartë për të marrë timonin e Kishës, e cila përballet me një varg problemesh, nisur nga skandalet e abuzimit seksual deri të grindjet e brendshme në administratën e Vatikanit.
XS
SM
MD
LG