Ndërlidhjet

logo-print

Frikë për tensione të reja në Egjipt


Kajro. Shkurt, 2013.

Kajro. Shkurt, 2013.

Drejtësia në Kajro pritet të shpallë vendimin për 52 njerëz të akuzuar për përfshirje në dhunën vdekjeprurëse, që ka ndodhur vitin e kaluar në një stadium futbolli.

Rasti i trazirave të shkurtit 2012 në qytetin Port Said, ku kanë humbur jetën 74 njerëz, ka shkaktuar tashmë dhunë të gjerë dhe ka rritur frikën për rebelime të reja.

Në muajin janar, gjykata ka dënuar 21 të pandehur me vdekje – nga 73 të akuzuar për rastin.

Dënimet kanë shkaktuar trazira në Port Said, me përplasje pothuajse të përditshme gjatë dy muajve të fundit.

Të premten, ushtria ka marrë përsipër detyrat e sigurisë nga policia në Port Said, në përpjekje për të ulur tensionet.

Gjykata pritet të shpallë sot vendimin.
XS
SM
MD
LG