Ndërlidhjet

Paqeruajtësit e OKB-së pritet të lirohen sot


Lartësitë Golan

Lartësitë Golan

Kombet e Bashkuara kanë thënë se është arritur marrëveshja për lirimin e 21 paqeruajtësve të OKB-së, të cilët janë rrëmbyer nga rebelët sirianë.

Zëdhënësja e Departamentit Paqeruajtës të OKB-së, Josephine Guerrero, ka thënë se lirimi i pengjeve pritet të ndodhë sot.

Ajo ka thënë se misioni i OKB-së, i cili monitoron linjën e armëpushimit midis Izraelit dhe Sirisë, pranë Lartësive Golan, ka dërguar një ekip në fshatin ku po mbahen pengjet.

Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacione Paqeruajtëse pranë OKB-së, Herve Ladsous, ka thënë se rebelët janë duke mbajtur peng 21 paqeruajtës filipinas në bodrumet e katër ose pesë shtëpive në fshatin Jamla, i cili është granatuar nga forcat qeveritare të Sirisë.

Konvoji i OKB-së ka bërë përpjekje të arrijë në fshat të premten, por është kthyer prapa për shkak të bombardimeve.
XS
SM
MD
LG