Ndërlidhjet

Sulm në Kabul, Hagel nuk lëndohet


Kabul, 9 mars 2013.

Kabul, 9 mars 2013.

Së paku nëntë civilë kanë humbur jetën nga sulmi me bombë, jashtë Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë vizitës në Afganistan të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel.

Burimet zyrtare thonë se Hagel nuk ka qenë pranë shpërthimit dhe nuk është lënduar.

Po sipas tyre, sulmuesi ka arritur pranë Ministrisë së Mbrojtjes me motoçikletë.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. Zëdhënësi i tyre, Zaibullah Mujahid, ka thënë se ai nuk ka pasur qëllim të qëllojë Hagelin, por të dërgojë mesazh se militantët janë në gjendje të sulmojnë Kabulin edhe gjatë vizitës së një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtjes.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se shpërthimi është pasuar me disa të shtëna armësh.
XS
SM
MD
LG