Ndërlidhjet

Maduro merr drejtimin e Venezuelës


Nicolas Maduro
Nicolas Maduro
Nicolas Maduro është betuar si president i përkohshëm i Venezuelës. Ai ka marrë drejtimin e vendit pas funeralit shtetëror të ish-presidentit Hugo Chavez, i cili ka ndërruar jetë të martën, si pasojë e sëmundjes me kancer.

Maduro ka thënë se ka kërkuar nga autoriteti zgjedhor i Venezuelës që të thërrasë zgjedhjet presidenciale sa më parë që të jetë e mundur.

Betimi i Maduros është cilësuar si shkelje e kushtetutës nga ana e opozitës. Kjo e fundit ka thënë se detyrën e presidentit deri në zgjedhje të reja, do të duhej ta merrte kryetari i parlamentit.

Maduro ka qenë nënpreisdent i Chavezit dhe Chavez e ka emëruar si pasardhës të preferuar të tij.

Maduro po ashtu pritet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG