Ndërlidhjet

Kerry viziton familjen e ish-agjentit të zhdukur


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, John Kerry.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, John Kerry.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, John Kerry, ka takuar familjen e ish-agjentit të FBI-së, i cili është zhdukur në Iran, gjashtë vjet më parë.

Përmes një deklarate, Kerry ka thënë se ka takuar gruan dhe djalin e Robert Levinsonit.

Deklarata përsërit se Qeveria e Shteteve të Bashkuara “mbetet e përkushtuar” në gjetjen e Levinsonit dhe ribashkimin e tij me familjen.

Levinson është zhdukur më 8 mars të vitit 2007, derisa vizitonte ishullin Kish të Iranit.

Byroja Federale e Inteligjencës (FBI) ka ofruar 1 milion dollarë shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e Levinsonit, i cili është pensionuar nga FBI-ja në vitin 1998.

Qeveria e Iranit ka thënë se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
XS
SM
MD
LG