Ndërlidhjet

logo-print

Pas funeralit të Chavezit, Maduro merr drejtimin e Venezuelës

  • RFE /RL

Udhëheqësit dhe diplomatët e huaj morën pjesë në funeralin e Hugo Chavezit, duke iu bashkangjitur kështu qindra e mijëra qytetarëve të këtij vendi që kanë shprehur nderimet e tyre për presidentin e ndjerë.

Të pranishëm në funeral ishin edhe udhëheqës të shteteve të Amerikës Latine, si dhe aleatët: lideri i Kubës - Raul Kastro, ai i Iranit - Mahmud Ahmadinejad i Iranit dhe ai i Bellorusisë, Aleksandar Lukashenko.

Pas funeralit shtetëror të ish-presidentit Hugo Chavez, i cili ka ndërruar jetë të martën, si pasojë e sëmundjes me kancer, zëvendëspresidenti Nicolas Maduro është betuar si president i përkohshëm i Venezuelës.

Maduro ka thënë se ka kërkuar nga autoriteti zgjedhor i Venezuelës që të thërrasë zgjedhjet presidenciale sa më parë që të jetë e mundur.

Betimi i Maduros është cilësuar si shkelje e Kushtetutës nga ana e opozitës. Kjo e fundit ka thënë se detyrën e presidentit deri në zgjedhje të reja, do të duhej ta merrte kryetari i parlamentit.

Maduro ka qenë nënpresident i Chavezit dhe Chavez e ka emëruar si pasardhës të preferuar të tij.

Maduro po ashtu pritet të kandidojë në zgjedhjet presidenciale. (v.t.)
XS
SM
MD
LG