Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Pakistanit në Indi


Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf.

Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf.

Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf, ka arritur në Indi, për herë të parë prejse ka marrë postin.

Vizita e së shtunës është përshkruar si private dhe nuk priten bisedime substanciale me politikanët indianë.

Para vizitës së tij, kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, ka thënë se është shënuar përparim në përmirësimin e marrëdhënieve Indi-Pakistan, përfshirë kontaktet mes njerëzve dhe tregtinë.

Tensionet midis rivalëve të Asizë së Jugut janë rritur në muajin janar, kur gjashtë ushtarë të të dyja palëve janë vrarë nga dhuna në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.
XS
SM
MD
LG