Ndërlidhjet

Kina synon forcimin e lidhjeve me Rusinë


Xi Jinping
Xi Jinping
Me marrjen e postit të presidentit të Kinës, Xi Jinping planifikon të vizitojë Rusinë dhe disa vende afrikane, përfshirë Tanzaninë, Afrikën e Jugut dhe Republikën e Kongos.

Kreu i Partisë Komuniste, Xi, pritet të emërohet edhe formalisht president gjatë sesionit vjetor të Parlamentit të Kinës, i cili është në zhvillim e sipër në Pekin.

Ministria e Jashtme kineze ka thënë se Kina shpreson të punojë me Rusinë “për të injektuar një impuls të ri dhe të fortë në partneritetin strategjik midis dy vendeve fqinje”.

Pos që kanë lidhje të rëndësishme tregtare, Kina dhe Rusia kanë qënduar së bashku në disa çështje ndërkombëtare, përfshirë kundërshtimin e ndërhyrjes së huaj në luftën në Siri.
XS
SM
MD
LG