Ndërlidhjet

Kenyatta fiton presidencialet në Kenia


Zgjedhjet presidenciale në Kenia, 4 mars 2013.

Zgjedhjet presidenciale në Kenia, 4 mars 2013.

Zëvendëskryeministri në largim i Kenias, Uhuru Kenyatta, njëherësh i akuzuar për krime kundër njerëzimit, është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Komisioni Zgjedhor i Kenias ka kumtuar se Kenyatta ka fituar 50.7 për qind të votave, ndërsa rivali i tij kryesor, kryeministri Raila Odinga, ka marrë 43.31 për qind të votave.

Odinga ka thënë se zgjedhjet kanë pasur të meta dhe ka refuzuar të pranojë humbjen.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve është përcjellë nga afër, pasi dhuna fisnore, e cila ka pasuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, ka lënë mbi 1,100 njerëz të vrarë.

Kenyatta është akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit, duke nxitur dhunën e 2007-ës.

Ai është djali i presidentit themelues të Kenias, Jomo Kenyatta.
XS
SM
MD
LG