Ndërlidhjet

H.Clinton, favorite për presidente


Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Një sondazh i ri kombëtar në Shtetet e Bashkuara sugjeron se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, do të mposhtë të tre kandidatët e mundshëm presidencialë të Partisë Republikane, nëse zgjedhjet e 2016-ës mbahen sot.

Instituti Quinnipiac ka pyetur afro 2,000 votues të regjistruar për të zgjedhur në mes të Clintonit dhe tre burrave, të përmendur shpesh si kandidatë potencialë për Shtëpinë e Bardhë: guvernatorit të Nju Xhërsit, Christopher Christie, senatorit nga Florida, Marco Rubio, dhe anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, i cili vjen nga Uiskonsini.

Sipas rezultateve të anketës, Clinton ka mundur me lehtësi të tre ata me 8 pikë përparësi, repsektivisht 16 dhe 12.

Anketa po ashtu ka treguar se nënpresidenti Jospeh Biden do të mundte Ryanin dhe Rubion, por do të humbte nga Christie.

Clinton ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretares së shtetit muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG