Ndërlidhjet

Ushtarët e rrëmbyer të OKB-së kalojnë në Jordani


Lartësitë Golan
Lartësitë Golan
Raportet thonë se një grup i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, i cili është mbajtur peng nga rebelët sirianë për katër ditë me radhë, ka kaluar nga Siria në Jordani.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim zytar për raportet, të cilat citojnë zyrtarët që monitorojnë zonën dhe burimet e rebelëve.

Njëzetenjë paqeruajtësit, të gjithë filipinas, janë rrëmbuer të mërkurën nga rebelët sirianë, të cilët fillimisht kanë kushtëzuar lirimin e tyre me tërheqjen e forcave qeveritare të Sirisë nga zona.

Pengjet janë mbajtur në fshatin Jamla, pranë rajonit të Lartësive Golan, që kontrollohet nga Izraeli.

Përgjegjësinë për rrëmbimin e ka marrë grupi i quajtur Martirët e Yarmouk-ut.

Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara monitorojnë armëpushimin midis Sirisë dhe Izraelit në Lartësitë Golan qysh në vitin 1974.
XS
SM
MD
LG