Ndërlidhjet

Ekstremistët në Nigeri vrasin 7 pengje


Ilustrim

Ilustrim

Një fraksion islamik i Nigerisë ka pohuar se ka vrarë shtatë punëtorë të huaj, të cilët i ka rrëmbyer muajin e kaluar.

Grupi Ansaru, përmes një mesazhi online, ka thënë se ka vrarë pengjet për shkak të raporteve se Britania dhe Nigeria planifikojnë të nisin një operacion shpëtimi.

Punëtorët e vrarë përfshijnë tre shtetas libanezë dhe nga një britanik, grek, italian dhe filipinas.

Ata kanë punuar për firmën libaneze të ndërtimit Setraco dhe janë rrëmbyer nga rajoni Bauchi më 16 shkurt.

Muaj më parë, Ansaru ka deklaruar veten e tij të pavarur nga Boko Harami, i cili konsiderohet të jetë grupi kryesor terrorist në Nigeri.

Parlamenti britanik ka etiketuar Ansarun si organizatë terroriste për shkak të rolit të saj të dyshuar në vrasjen e një pengu britanik dhe një italian, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG