Ndërlidhjet

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të trajtohen si serbët në Kosovë

  • RFE /RL

Preshevë

Preshevë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kërkojnë nga Qeveria në Beograd, që, sipas modelit të veriut të Kosovës, të formohet bashkësia e komunave shqiptare edhe në Serbi.

Sipas mediave serbe, organi më i lartë institucional i shqiptarëve të Luginës nga sot është Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ky Kuvend ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë masa urgjente dhe konkrete për zgjidhjen e problmeve të tyre. B92 raporton se këshilltarët kanë mbetur në qëndrimin e tyre të mëhershëm politik, sipas të cilit, në aspektin politiko-institucional, ata duhet të kenë së paku aq sa kanë serbët në veri të Kosovës.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës përbëhet nga 74 anëtarë që vijnë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.

Në dokumentin me titull “Masa urgjente për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, kërkohet zgjidhja e çështjeve të sigurisë, ekonomike, të përdorimit të gjuhës dhe simboleve, decentralizimi i gjykatave e të tjera.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se bëhet fjalë për masa të veçanta, që duhet t’i ndërmarrin autoritetet republikane, me qëllim përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve.

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, Zoran Stankoviq, ka thënë se “shqiptarët në jug të Serbisë janë qytetarë me të drejta të plota të këtij vendi” dhe se “duhet ndaluar me tërheqjen e paraleleve me veriun e Kosovës”. (v.t.)
XS
SM
MD
LG