Ndërlidhjet

Në liqenin nënakullnajor nuk ka "jetë të panjohur"


Liqeni Vostok

Liqeni Vostok

Shkencëtarët rusë kanë hedhur poshtë raportet fillestare se kanë gjetur një lloj të ri të bakterit në një liqen nënakullnajor në Antartik.

Seregi Bulat, nga laboratori i gjenetikës në Institutin e Shën Petersburgut për Fizikë Bërthamore, ka thënë të enjten se mostrat e marra nga liqeni nëntokësor Vostok në vitin e kaluar, përmbajnë një bakter, i cili nuk ka anjë ngjashmëri me llojet ekzistuese.

Por, kreu i laboratorit të gjenetikës, Vladimir Korolyov, i ka thënë agjencisë Interfax të shtunën se mostrat e çuditshme nuk kanë qenë asgjë tjetër pos ndotës.

“Kjo është arsyeja përse nuk mund të themi se është zbuluar jetë e panjohur më parë”, ka thënë Korolyov.

Liqeni Vostok është liqeni më i madh që gjendet nën akullnajat në Antartik.

Hulumtuesit rusë, vitin e kaluar, kanë shpuar pothuajse katër kilometra për të arritur liqenin dhe për të marrë mostrat.
XS
SM
MD
LG