Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq insiston në kompetencat ekzekutive të asociacionit


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi nuk do të pranojë asgjë më pak se asociacionin e komunave serbe në Kosovë, me kompteneca ekzekutive.

“Nëse nuk duan ta pranojnë këtë propozim, as ne nuk mund të pranojmë asgjë jashtë tij… Modeli ynë do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura, para së gjithash problemin e institucioneve paralele, për çfarë insiston edhe Brukseli”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Sipas tij, Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimet e saj vetëm për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë verë, por “kjo nuk do të thotë se do të heqë dorë nga procesi integrues”.

“Do të tregojmë edhe një herë se propozimi ynë është i pranueshëm dhe nuk ka arsye për Prishtinën që ta refuzojë. Edhe në vendet e tjera të Evropës ekzistojnë rajone autonome, kantone”, ka thënë Daçiq.

Prishtina pranon formimin e asociacionit të komunave serbe, por pa i dhënë kompenteca ekzekutive dhe legjislative.

Në lidhje me këtë çështje po diskutohet në Bruskel, në kuadër të bisedimeve direkte midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG