Ndërlidhjet

Mandela në spital


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ndodhet në spital për “kontrolle të planifikuara mjekësore”.

Zyra Presidenciale ka bërë të ditur se Mandela, 94 vjeç, është pranuar në një spital të Pretorias të shtunën.

“Mjekët po i kryejnë analizat dhe nuk ka arsye për alarm”, thuhet në deklaratë.

Mandela ka qenë për afro tre javë në spital, në dhjetorin e kaluar, për trajtimin e një infeksioni të mushkërive, si dhe për heqjen e gurëve nga tëmthi.

Aktivisti kundër aperteidit është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994.

Ai nderohet në të gjithë botën për predikimin e pajtimit midis shumicës zezake në Afrikën e Jugut dhe pakicës së bardhë, e cila dikur sundonte vendin.

Mandela po ashtu është laureat i Çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG