Ndërlidhjet

Ishujt Flakland: Referendum për sundimin britanik


Ilustrim
Ilustrim
Votuesit në ishujt Falkland votojnë sot në një referendum për të mbetur ose jo nën sundimin e Britanisë.

Referendumi zhvillohet në mesin e tensioneve në rritje për shkak të pohimeve të Argjentinës se arkipelagu i Atlantikut Jugor është pronë e saj.

Rreth 1,650 votues të regjistruar kanë të drejtë të hedhin votën në referendumin, i cili zhvillohet sot dhe nesër.

Pritjet janë që banorët të votojnë fuqishëm për të mbetur nën sundimin britanik.

Argjentina tashmë ka dënuar votimin si të paligjshëm.

Britania ka mbajtur ishujt qysh në vitin 1833, por Argjentina pohon se Malvinas – siç i refereohet ajo këtij territori – janë pushtuar.

Në afërsi të arkipelagut së fundmi është zbuluar naftë.
XS
SM
MD
LG