Ndërlidhjet

Shtyhet dorëzimi i burgut amerikan te afganët


Burgu Bagram
Burgu Bagram
Dorëzimi i planifikuar i qendrës kryesore amerikane të paraburgimit në Afganistan është shtyrë sërish, pasi një marrëveshje mes palëve ka rënë poshtë, pak para ceremonisë së dorëzimit të shtunën.

Në një deklaratë të Qeverisë afgane thuhet se presidenti Hamid Karzai dhe komandanti i NATO-s, gjenerali Joseph Dunford, tani janë pajtuar që transferimi i plotë i burgut Bagram “të ndodhë gjatë kësaj jave”.

Ajo bën të ditur se palët duhet të trajtojnë disa aspekte teknike dhe ligjore të operacioneve në burg, para se të bëhet dorëzimi te forcat afgane.

Të mërkurën, Karzai ka shpallur dorëzimin final të Bagramit nën kontrollin e administratës së tij “brenda ditësh”.

Vitin e kaluar, presidenti ka akzuar Shtetet e Bashkuara për shkelje të marrëveshjes për transferimin e më shumë se 3,000 të burgosurve nga ky burg në kujdestarinë afgane.

Afganët e konsiderojnë këtë çështje si të ndjeshme për sovranitetin e tyre.
XS
SM
MD
LG