Ndërlidhjet

Protesta kundër ndryshimeve kushtetuese në Hungari


Ilustrim
Ilustrim
Mijëra hungarezë janë tubuar të shtunën para parlamentit në Budapest, për të protestuar kundër ndryshimeve kushtetuese.

Protestuesit thonë se ndryshimet, të cilat pritet të votohen në parlament të hënën, shkelin të drejtat civile.

Sipas kritikëve, ato mund të çojnë në rregulla kufizuese për arsimin e lartë, ligjin zgjedhor dhe ligjin familjar.

AP raporton se ndryshimet mund të detyrojnë studentët që marrin fonde shtetërore, të qëndrojnë dhe të punojnë në Hungari pas përfundimit të studimeve, si dhe mund të kufizojnë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshimet mbështeten fuqishëm nga partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban.
XS
SM
MD
LG