Ndërlidhjet

Britania fut sërish në burg klerikun mysliman


Kleriku Abu Qatada
Kleriku Abu Qatada
Një gjykatë britanike ka dërguar klerikun mysliman, Abu Qatada, sërish në burg, pasi është arrestuar për shkelje të rregullave të lirimit me kusht.

Kleriku është kapur të premten në Londër pas një sërë bastisjesh nga policia anti-terrorirste.

Qatada është cilësuar si operues kyç i Al Kaidës në Evropë.

Gjykata po bën përpjekje ta ekstradojë atë në Jordani, ku është dënuar në mungesë, në lidhje me komplotet terroriste më 1999 dhe 2000.

Përpjekjet e Britanisë datojnë qysh në vitin 2001, por Qatada ka shmangur ekstradimin në betejat e gjata gjyqësore, në të cilat ka nxjerrë si shkak shkeljen e të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG