Ndërlidhjet

logo-print

EULEX-i kërkon bashkëpunimin e serbëve


Pjesëtarë të EULEX-it

Pjesëtarë të EULEX-it

Shefi i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Bernd Borchardt, u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të Mitrovicës që të bashkëpunojnë me EULEX-in në zbulimin e autorëve të sulmeve me bomba në këtë zonë, ku serbët përbëjnë shumicën.

Duke folur për mediat serbe, Borchardt ka thënë se EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë rritur ndjeshëm praninë policore në veri.

“Çdo natë, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, aplikojmë kontrollin e automjeteve të caktuara dhe marrim në pyetje individë të ndryshëm. Po ashtu ofrojmë mbështetje dhe bashkëpunojmë me policinë në hetimet që janë duke u zhvilluar”, ka thënë kreu i EULEX-it.

Sipas tij, qytetarëve në veri të Kosovës u janë shpërndarë fletushka, si dhe janë bërë njoftime përmes mediave, se roli i misionit evropian në zgjidhjen e problemeve në veri do të rritet dukshëm.

Veriu i Kosovës, në kohën e fundit, është tronditur nga shpërthime të shpeshta, të cilat kanë pasur në shënjestër prona të individëve të caktuar.

Banorët serbë të veriut nuk e njohin autoritetin e Prishtinës zyrtare.
XS
SM
MD
LG