Ndërlidhjet

Sulmi i telekomanduar vret dy militantë


Pakistan
Pakistan
Dy militantë kanë humbur jetën nga sulmi i avionëve të telekomanduar në veriperëndim të Pakistanit.

Shërbimi pakistanez i Radios Evropa e Lirë mëson se sulmi ka ndodhur në qytetin Data Khel të provincës Vaziristani Verior.

Ky është sulmi i parë i telekomanduar për këtë muaj. Besohet se ai është kryer nga Shtetet e Bashkuara, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.

Vaziristani Verior konsiderohet si strehë e sigurt për anëtarët e rrjetit militant, Hakani, dhe degët e huaja të tij.

Hakani akuzohet për disa sulme vdekjeprurëse kundër forcave të NATO-s dhe ndërtesave qeveritare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG