Ndërlidhjet

Aung San Suu Kyi është rizgjedhur në krye të partisë kryesore opozitare në Birmani.

Ajo është konfirmuar në këtë pozitë në ditën e fundit të Kongresit të Partisë “Liga Kombëtare për Demokraci”, i cili ka zhvilluar punimet për tre ditë me radhë në Jangon.

Kongresi po ashtu ka zgjeruar bordin ekzekutiv nga shtatë në 15 anëtarë, si pjesë e një ristrukturimi që synon forcimin e partisë para zgjedhjeve të përgjithshme më 2015.

Suu Ky, laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka thënë do të donte të bëhej presidente nëse partia e saj do të vinte në pushtet.
XS
SM
MD
LG