Ndërlidhjet

Numri i refugjatëve sirianë "mund të trefishohet"


Refugjatë sirianë
Refugjatë sirianë
Komisionari për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se numri i refugjatëve sirianë mund të dyfishohet dhe madje trefishohet në fund të vitit, nëse eksodi vazhdon me ritmin e sotëm.

Mbi 1 milion sirianë janë regjistruar si refugjatë, prejse ka nisur konflikti civil në Siri, në mars të vitit 2011.

Duke folur në Ankara, Guterres ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe ndërkombëtare edhe për vendet e prekura më së shumti nga kriza e refugjatësve, si: Turqia, Libani dhe Jordania.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet midis kryengritësve rebelë dhe forcave qeveritare të Sirisë.
XS
SM
MD
LG