Ndërlidhjet

logo-print

Tetë viktima - ndër to 7 fëmijë - nga zjarri në Gjermani


Ilustrim

Ilustrim

Shtatë fëmijë dhe një grua, që të gjithë të së njëjtës familje, kanë humbur jetën nga zjarri masiv që ka përfshirë një kompleks apartamentesh në qytetin Baknang të Gjermanisë.

Zëdhënësi i policisë së rajonit, Klaus Hinderer, ka bërë të ditur se viktimat kanë qenë me prejardhje nga Turqia.

“Fëmijët kanë qenë nga mosha 6-mujash deri në 16 vjeç”, ka sqaruar Hinderer.

Po sipas tij, viktimat kanë pësuar nga tymi dhe janë gjetur në katin e dytë të ndërtesës.

Ambasadori i Turqisë në Gjermani, Huseyin Avni Karslioglu, ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Shkaku i saktë i zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë që dyshimet bien mbi një furrë druri.

Policia ka thënë se nuk ka indikacione për zjarrvënie të qëllimshme.
XS
SM
MD
LG