Ndërlidhjet

Mandela del nga spitali, vazhdon trajtimin në shtëpi


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka dalë nga spitali, pas analizave “të suksesshme” mjekësore.

Ai është pranuar në një spital të Pretorias të shtunën, për, siç është thënë, “teste të planifikuara”.

Zëdhënësi presidencial, Mac Maharaj, ka thënë se Mandela është rikthyer në shtëpinë e tij në Johanesburg, ku do të vazhdojë të mbikëqyret nga ekipi mjekësor.

Aktivisti kundër aperteidit është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994.

Ai nderohet në të gjithë botën për predikimin e pajtimit midis shumicës zezake në Afrikën e Jugut dhe pakicës së bardhë, e cila dikur sundonte vendin.

Mandela po ashtu është laureat i Çmimit Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG