Ndërlidhjet

Kosovarët në Kroaci, me viza Schengen


Ilustrim

Ilustrim

Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, përmes një note verbale, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, se autoritetet kroate kanë vendosur që të kthehet regjimi i mëparshëm për hyrje të qytetarëve të Kosovës në territorin e Kroacisë.

Sipas këtij vendimi, shtetasit e Kosovës të pajisur me vizë Schengen, mund të hyjnë në Republikën e Kroacisë pa pasur nevojë të pajisen me vizë kroate.

"Ky vendim ka ardhur pas atij të shkurtit, sipas të cilit, qytetarëve të Kosovës me vizë Schengen, të cilët nuk kanë pasur leje-qëndrim të rregullt në vendet e BE-së, u është kërkuar vizë kroate për të hyrë në Kroaci", njofton MPJ e Kosovës.

Sipas kumtesës së saj, regjimi i ri do të jetë valid deri në datën e hyrjes së Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG