Ndërlidhjet

logo-print

Phenjani "i përgatitur" për luftë me SHBA-në


Lideri veri-korean, Kim Jong-Un, gjatë vizitës në një bazë ushtarake, më 7 mars, 2013.

Lideri veri-korean, Kim Jong-Un, gjatë vizitës në një bazë ushtarake, më 7 mars, 2013.

Gazeta zyrtare e Koresë së Veriut “Rodong Sinmun” shkruan se vendi është i përgatitur për luftë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

“Grupet tona ushtarake, përfshirë forcat raketore strategjike, janë në pritje të urdhrit përfundimtar për sulm”, shkruan gazeta.

Komentet vijnë në kohën e tensioneve të larta në Gadishullin Korean.

Javën e kaluar, Veriu ka thënë se do të shfuqizojë marrëveshjen e armëpushimit, e cila i ka dhënë fund luftës në Kore, dhe se mund të ndërmarrë sulme parandaluese me armë bërthamore.

Më 9 mars, Kombet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër Phenjanit, për shkak të provës së tretë bërthamore, që ka kryer muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG