Ndërlidhjet

Karzai krition SHBA-të


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai

Top Gjenerali amerikan në Afganistan ka hedhur poshtë vërejtjet nga Presidenti afgan Hamid Karzai ku ka sugjeruar se SHBA-të e udhëhequra nga forcat ndërkombëtare janë duke përfituar nga sulmet talebanë. Gjenerali Jozefi Dunford tha se forcat ndërkombëtare kanë derdhur "shumë gjak gjatë 12 viteve të fundit" kshtu që nuk mund të mendojnë se "dhuna apo jostabiliteti" mund të jetë në favor të tyre.

Duke folur një ditë pas sulmeve me bomba të dy talebanëve që vranë 19 njerëz, Karzai tha se shpërthimet e tilla ndihmojnë Uashingtonin të bindë afganët se forcat amerikane janë ende të nevojshme për këtë vend.

Karzai tha gjithashtu se Uashingtoni dhe talibanët kanë zhvilluar bisedime të përditshme në Katar. Këto komente ai i dha të dielën gjatë vizitës së parë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Ndërsa, konferenca e përbashkët e parpaarë të mbahet për gazetarë, është anuluar. Ky anulim, sipas zyrtarëve amerikanë është bërë për shkak të çështjeve të sigurisë.
XS
SM
MD
LG