Ndërlidhjet

Nisin ushtrimet ushtarake SHBA - Kore e Jugut


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar ushtrimet vjetore ushtarake megjithë kërcënimeve të mëparshme të bëra nga Koreja e Veriut për të mos i bërë ato.

Në ushtrimet e së hënës marrin pjesë 10 mijë ushtarë Koreano Jugor dhe 3 mijë e 500 trupa amerikane.

Tensionet në gadishullin Korean janë rritur që nga momenti kur Koreja e Veriut kreu provën e tretë bërthamore më 12 shkurt, duke shkaktuar sanksione të reja të OKB-së.

Koreja e Veriut ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë duke i përdorur këto ushtrime ushtarake në Korenë e Jugut si një shkasë për të nisë një luftë bërthamore dhe ka kërcënuar se do të heqë armëpushimin me Uashingtonini cili e ndaloj Luftën në mes dy Koreve gjatë vitit 1950-53.
XS
SM
MD
LG