Ndërlidhjet

Nis finalizimi i gazsjellësit Iran-Pakistan


Takimi në mes liderëve të Iranit dhe Pakistanit
Takimi në mes liderëve të Iranit dhe Pakistanit
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe homologu i tij nga Irani, Mahmud Ahmadinejad pritet të marrin pjesë të hënën në ceremoninë hapëse të ndërtimit të tubacionit të gazit.

Ky tubacion do të transportojë gazin nga Irani për në Pakistan. Irani tashmë e ka ndërtuar pjesën e vet të këtij tubacioni, por Pakistani, për shkak të presionit nga Uashingtoni, ka filluar më vonë ndërtimin e tij.

Javën e kaluar, Zardari ka deklaruar se Pakistani duhet të vazhdojë me projektin e stërzgjatur.

Muajin e kaluar, lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei, i kishte thënë Zardarit që të injorojë kundërshtimet e SHBA-së lidhur me projektin, duke thënë se Irani posedon të vetmin burim të sigurt të energjisë, për të cilin ka nevojë Paksitani.

Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr vërejtjen Pakistanit “për të ndalur aktivitetet që mund të sjellin deri te sanksionet”.
XS
SM
MD
LG