Ndërlidhjet

Al-Kaeda merr përgjegjësinë për vrasjen e 48 ushtarëve sirianë në Irak


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një grup irakian i lidhur me Al-Kaedan ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e 48 ushtarëve sirianë javën e kaluar dhe 9 rojeve irakiane në perëndim të Irakut.

Grupi amerikan i Inteligjencës SITE, i cili monitoron forumet militante, thotë se grupi, Shteti Islamik i Irakut, lëshoi një deklaratë të hënën në faqet e tyre të internetit duke pretenduar sulmin.

Trupat siriane kishin kërkuar strehim dhe trajtim mjekësor në Irak.

Ata gjendeshin në provincën perëndimore Anbar të Irakut, ndërsa ishin zënë në pritë gjatë rrugës për t’u kthyer sërish në Siri. Ministria irakiane e Mbrojtjes tha se sulmi ka ndodhur më 4 mars.

Sulmi ngre mundësinë e koordinimit ndërmjet degës së Al-Kaidas në Irak dhe radikalëve islamikë në Siri, të cilët janë duke luftuar në anën e rebelëve.

OKB vlerëson se më shumë se 70 mijë njerëz janë vrarë në dhunën e Sirisë që nga marsi 2011.
XS
SM
MD
LG