Ndërlidhjet

Japonia kujton viktimat e fatkeqësisë 2011


Japoni
Japoni
Japonia ka mbajtur një minutë heshtje në kujtim të 19,000 njerëzve që kanë humbur jetën nga tërmeti dhe cunami i dy vjetëve më parë.

Perandori Akihito dhe perandoresha Michiko kanë ndjekur shërbimin përkujtimor në Tokio.

Tërmeti me fuqi prej 9.0 shkallësh të Richterit ka goditur veriun e Japonisë më 11 mars të vitit 2011.

Ai ka qenë tërmeti më i fuqishëm që është resgjistruar në historinë e Japonisë dhe ka shkaktuar cunami masiv që ka shkatërruar kominitete të tëra bregdetare.

Cunami po ashtu ka shkaktuar dëmtime serioze në centralin bërthamor Fukushima Daichi, duke bërë që nga tre reaktorë të tij të rrjedhë materiali radioaktiv.

Mbi 100,000 njerëz janë evakuuar nga zona e Fukushimës. Si pasojë e fatkeqësisë, një total prej rreth 300,000 njerëzish vazhdojnë të jenë ende të zhvendosur.
XS
SM
MD
LG