Ndërlidhjet

logo-print

Vriten “disa” ushtarë të huaj dhe afganë


Afganistan

Afganistan

Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur për vrasjen e disa ushtarëve afganë dhe të huaj nga një sulm i brendshëm në lindje të këtij vendi.

Sipas burimit të njëjtë, një ose më shumë individë, të veshur me uniformë të Forcës së Sigurisë Kombëtare të Afganistanit kanë kthyer armët në drejtim të ushtarëve afganë dhe të huaj.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në qarkun Jalrez të provincës Vardak.

Një zyrtar i forcave të koalicionit, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se dy ushtarë amerikanë janë në mesin e të vrarëve.

Shumica e trupave të SHBA-së në Vardak janë forca speciale.
XS
SM
MD
LG