Ndërlidhjet

KMDLNJ kritikon Bechtel-Enkan


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë ka reaguar sot me një komunikatë, duke thënë se kundërshton shkatërrimin e pasurive natyrore nga kompania Bechtel-Enka.

Kjo kompani është e ngarkuar për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare.

“Kompania Bechtel-Enka, për t’i rritur fitimet, në mënyrë të vetëdijshme po e dëmton hapësirën mjedisore. Duke ndërtuar gurëthyes në malin Gospoja po e shkatërron këtë hapësirë të gjelbëruar dhe po rrezikon sistemin e liqeneve përreth, që paraqesin vlerë unike ekologjike”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Po sipas komunikatës, Këshilli përkrah fuqishëm kërkesat e banorëve të Grabovcit të Ulët për mbrojtjen e ambientit ku jetojnë ata, duke e vlerësuar këtë kërkesë si shumë të drejtë dhe të arsyeshme, ndërkohë që kërkon nga Qeveria e Kosovës të shqyrtojë vendimet për dhënien e lejes për gurëthyes në malin Gospoja.
XS
SM
MD
LG