Ndërlidhjet

Turqia kap të dyshuarit për sulmin ndërkufitar


Kufiri Turqi-Siri
Kufiri Turqi-Siri
Autoritetet turke kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në një sulm vdekjeprurës, i cili ka ndodhur muajin e kaluar në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë.

Ministri i Brendshëm, Muammer Guler, ka thënë se të dyshuarit përfshijnë katër sirianë dhe një turk.

Në sulmin me makinë bombë të 11 shkurtit kanë humbur jetën 14 njerëz. Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë askush, por një fraksion opozitar i Sirisë ka akuzuar Qeverinë siriane.

Konflikti civil në Siri ka tensionuar marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Damaskut, duke çuar në pezullimin e kontakteve diplomatike ndërmjet tyre.
XS
SM
MD
LG