Ndërlidhjet

Presidenca e Kosovës në Facebook dhe Twitter


Ilustrim

Ilustrim

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës gjatë fundjavës ka lansuar faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale, në Facebook dhe Twitter.

“Lansimi i faqeve zyrtare të Presidencës në rrjetet sociale ka për qëllim që, krahas komunikimit zyrtar, të mbajë të informuar rregullisht publikun mbi aktivitetet dhe lajmet e fundit nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Facebook dhe Twitter janë në mesin e rrjeteve më të popullarizuara sociale në Kosovë dhe në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG