Ndërlidhjet

VV kërkon interpelancë me ministrin Rexhepi


Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i mbështetur nga deputetët e Grupit Parlamentar të këtij subjekti, ka dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës kërkesën për interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

“Në këtë interpelancë do të kërkohet nga ministri raportim mbi keqpërdorimet në kontratën e pasaportave biometrike me kompaninë austriake, OESD, raportin e fundit të Auditorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tejkalimin e kompetencave të ministrit dhe pushtetit ekzekutiv karshi Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe mosveprimin në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Po sipas këtij njoftimi, së bashku me kërkesën për interpelancë është dorëzuar dhe teksti i mocionit që do t’iu propozohet për votim deputetëve të Kuvendit.

“Në të kërkohet shkarkimi i ministrit Bajram Rexhepi nga të gjitha funksionet, si dhe u bëhet thirrje organeve të Prokurorisë që të nisin sa më parë hetimet”, njofton Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG