Ndërlidhjet

logo-print

Rusia “e shqetësuar” nga droga afgane


Ilustrim

Ilustrim

Kreu i Shërbimit Federal të Rusisë për Kontrollin e Narkotikëve, Viktor Ivanov, ka thënë se kultivimi i heroinës në Afganistan ka shënuar rritje për 18 për qind.

Ai i ka bërë këto komente në një sesion të Komisionit të OKB-së për Narkotikë, duke qartësuar se hapësira e kultivimit është rritur nga 131,000 hektarë në 154,000 në vitin 2012.

Ivanov ka shfaqur drojën se Afganistani do të rrisë edhe më shumë prodhimet e heroinës pas largimit të misionit luftarak të NATO-s nga ky vend, në fund të vitit 2014.

Ai po ashtu ka thënë se që nga hyrja e forcave të huaja në Afganistan, në vitin 2001, mbi 1 milion njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga heroina afgane.
XS
SM
MD
LG