Ndërlidhjet

logo-print

Të krishterët mbyllin shkollat në Pakistan


Lahore, 9 mars 2013.

Lahore, 9 mars 2013.

Dhjetëra shkolla katolike në Pakistan janë mbyllur të hënën, në shenjë proteste ndaj një sulmi të myslimanëve.

Rreth 3,000 njerëz kanë sulmuar të shtunën një lagje të krishterë në qytetin Lahore, duke djegur rreth 200 shtëpi dhe dyqane.

Paul Bhatti, një këshilltar i kryeministrit, citohet të ketë thënë se shkollat do të mbeten mbyllur deri të martën.

Trazirat janë ndezur pasi një qytetar i krishterë është akuzuar për komente blasfemike në lidhje me Profetin Mohammad – çfarë në Pakistan paraqet krim të dënueshëm me vdekje.

Policia deri më tash ka arrestuar rreth 150 persona në lidhje me sulmin.

Të dielën, të krishterët kanë protestuar anembanë Pakistanit, duke kërkuar mbrojtje më të madhe nga qeveria.
XS
SM
MD
LG