Ndërlidhjet

Portugalia në recesionin më të keq në 37 vjet


Ilustrim
Ilustrim
Ekonomia e Portugalisë është ngadalësuar për 3.2 për qind në vitin 2012 – çfarë paraqet rënien e saj më të madhe vjetore qysh në vitin 1975 – ka bërë të ditur Agjencia portugeze për Statistika.

Shteti evropian është duke zbatuar masa të ashpra për zvogëlimin e borxhit, të cilat përfshijnë rritjen e taksave dhe shkurtimet në rroga dhe pensione, në mënyrë që të sigurojë ndihmën ndërkombëtare, në vlerë prej 78 miliardë eurosh.

Papunësia në Portugali ka arritur në 17.6 për qind, që është norma e tretë më e lartë në Bashkimin Evropian, pas Greqisë dhe Spanjës.
XS
SM
MD
LG