Ndërlidhjet

Isa Mustafa takon Albin Kurtin


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Në takim është biseduar për procesin e reformës zgjedhore dhe të dy liderët kanë shprehur gatishmërinë për ta çuar përpara këtë proces”, bën të ditur LDK-ja.

Sipas njoftimit për media, Mustafa dhe Kurti kanë biseduar edhe për proceset politike, përfshirë dialogun me Serbinë.

“Një pikë qendrore e takimit ka qenë diskutimi i mundësive për të bashkërenduar rolin e subjekteve opozitare në Kuvendin e Republikës së Kosovës për çështje lidhur me të cilat ka qëndrime të njëjta ose të përafërta”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG