Ndërlidhjet

Në Arabinë Saudite bie numri i xhelatëve


Ilustrim
Ilustrim
Arabia Saudite ka autorizuar guvernatorët rajonalë që të miratojnë ekzekutimet me pushkatim, si alternativë për prerjen e kokës në publik të personave të dënuar me ndëshkim kapital.

Agjencia Reuters, duke cituar gazetën arabe Al Youm, thotë se arsyeja e ndryshimit është numri gjithnjë në rënie i xhelatëve.

Ministria e Brendshme nuk ka pranuar të bëjë komente.

Mbretëria në Gjirin Arab është kritikuar vazhdimisht nga Perëndimi për numrin e madh të ekzekutimeve, me anë të prerjes së kokës në publik.

Amnesty International ka bërë të ditur se Arabia Saudite ka ekzekutuar 17 persona deri më tash në këtë vit.
XS
SM
MD
LG