Ndërlidhjet

SHBA dëbon dy diplomatë të Venezuelës


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dy diplomatë të Venezuelës, në shenjë hakmarrjeje ndaj dëbimit të dy atasheve amerikanë nga Karakasi, pas vdekjes së presidentit Hugo Chavez, javën e kaluar.

Autoritetet amerikane kanë thënë se bëhet fjalë për diplomatët Orlando Jose Montanez Olivares dhe Victor Camacaro Mata.

Zyrtarët e Venezuelës kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjëse për vuajtjen e Chavezit nga sëmundja e kancerit.

Chavez ka ndërruar jetë të martën e kaluar, pas betejës dyvjeçare me kancerin.
XS
SM
MD
LG