Ndërlidhjet

PE për dialogun Prishtinë-Beograd, në prill


Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka bërë të ditur se në muajin prill në PE do të diskutohet për përparimin e Serbisë në rrugën evropiane, si dhe për dialogun e saj me Kosovën.

“Diskutimi dhe vendimi për progresin e Serbisë, si dhe raporti për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, janë zhvendosur për seancën e prillit të Parlamentit Evropian", ka shkruar Kacin në Twitter-in e tij.

Përmes një postimi tjetër, po ashtu në Twitter, ai ka shfaqur shpresën se bisedimet e sotme të autoriteteve të larta të Serbisë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton, do të jenë të suksesshme.

Në këtë takim, që zhvillohet në Bruksel, marrin pjesë: presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri i parë, Aleksandar Vuçiq.
XS
SM
MD
LG