Ndërlidhjet

Kardinalët nisin votimin për papën e ri


Vatikan, 11 mars 2013
Vatikan, 11 mars 2013
Kardinalët nisin sot votimin e fshehtë për të zgjedhur papën e 266-të të Kishës Katolike.

115 kardinalët nga 48 shtete do të hyjnë në Kapelën Sistine pasdite për mbledhjen e tyre të fshehtë.

Angelo Scola i Italisë dhe Odilo Scherer i Brazilit shihen si kandidiatët më të fortë që mund të fitojnë 77 votat e nevojshme për fitore.

Fletëvotimet e kardinalëve do të digjen, për t’i treguar publikut se si është duke u zhvilluar votimi.

Tymi i bardhë që del mbi kapelë nënkupton se ka fitues, derisa tymi i zi tregon se votimi nuk ka qenë përcaktues.

Mbledhja e fshehtë vjen një muaj pasi që Papa Beneditki XVI tronditi botën duke u bërë papa i parë në 600 vjet që jep dorëheqje.

Papa i ri përballet me problemet, si skandalet seksuale dhe rënien e anëtarësisë.
XS
SM
MD
LG