Ndërlidhjet

Hidhet poshtë ndalesa për pije e Bloomberg-ut


Ilustrim

Ilustrim

Një gjyqtar në New York ka shfuqizuar ndalimin e planifikuar për pijet me sheqer, një ditë para se ligji i ri, të hynte në fuqi.

Gjykatësi në Manhattan vendosi se rregullorja e re ishte “arbitrare dhe kapriçioze.”

Vendimi është një goditje për kryebashkiakun Michael Bloomberg, i cili kishte çuar përpara ndalesën, si një mënyrë për të trajtuar atë që ai e ka quajtur “epidemi” e trashjes.

Por, prodhuesit e pijeve dhe grupet e biznesit kanë argumentuar se ligji i ri do të shkelë liritë personale të konsumatorëve.

Rregullora e re ua kishte ndaluar bizneseve ushqimore të qytetit që të mos shisnin pije me sheqer në sasi më të madhe se gjysmë litri.
XS
SM
MD
LG